Bunkeri bërthamor i “Koresë Veriore të Evropës”

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 08:22 | Nga

Nga rruga është i fshehur. Një tunel i gjatë, i gërmuar përtej kodrës së përparme, është e vetmja rrugë që shpënë në brendi. Nuk është ndonjë vend që mund të hamendet lehtësisht – është hyrja në një bazë ushtarake.

Tuneli, pothuajse dyfish më i gjatë se një fushë futbolli, është më i ftohtë se ajri jashtë. Aty-këtu puseta uji janë grumbulluar nëpër dysheme. Jehona nis e bëhet më e zhurmshme me të mbërritur në qendër të tunelit. Prapa, roja që qëndron në hyrje shihet vetëm si një siluetë karshi dritës së kthjellët, si një ushtar lodër, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Duhet kaluar një shteg gjithsej 198 metrash për të mbërritur në zonën e parkingut në fund. Ndërtesa gri ngrihet përtej. Ky është bunkeri “Art 1” dhe disa minuta ecje tutje fshihet skuta më sekrete e Luftës së Ftohtë.

Bunkeri i paranojës

“Ky është vendi më i mirë për t’u vizituar në Tiranë në një ditë vere, kur merkuri në termometër tregon 40 gradë celsius”, thotë Artemisa Muco. Ajo është njëra prej ciceroneve të “Bunk’Art 1”. 24-vjeçarja e diplomuar në historinë e kulturës i kalon ditët në një vend aq sekret saqë për vite është njohur vetëm si “Objekti 0774”, një strukturë kjo e ndërtuar për t’i mbijetuar edhe fundit të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme