Ish- sekretari i Mbrojtjes akuzon Trumpin: Nxiti dhunën

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Ish Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis, ka akuzuar Presidentin në detyrë, Donald Trump, për ngjarjet e mbrëmshme që ngjan në Kongres.

“Sulmi i dhunshëm në Kongresin tonë, ishte përpjekje për ta nënshtruar demokracinë tonë amerikane. Ajo u nxit nga Trump”, ka thënë Mattis, transmeton Klan Kosova.

Mattis i cili kishte dhënë dorëheqje më 2018 pas mospajtimit me Trump, ka pohuar se “atij [Trump] iu dha mundësia prej disa pseudo-politikanëve emrat e të cilëve do të mbesin të poshtëruar si profile qyqarësh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme