Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar lajmin se grupit Parlamentar të PDK-së, në asamblenë komunale, i shtohet ish-shefi i grupit parlamentar të Nismës, Nexhmedin Bala.
Sipas burimeve të afërta me komunën, ditëve në vijim, pritet t’i bashkohen PDK-së, edhe asamblistë të partive tjera duke aderuar në Grupin Parlamentar të PDK-së.
Ja postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social:
“Me qëllim të fuqizimit të ekzekutivit, kam dashur që të bëj edhe emërime të deputetëve aktiv në poste ekzekutive. Ndër ata që i konsideroja të përkushtuar dhe aktiv i kam ofrue post ekzekutiv, prof. Nexhmedin Balës.
E falënderoj Prof. Bala për sinqeritetin. Ai nuk e ka pranuar postin ekzekutiv, por për respekt dhe vlerësim, ai i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së. Vota jonë në Asamble, është unike, dhe kemi shumicën për vendime në dobi të qytetarëve.
Faleminderit Prof. Balaj!”