Shefi i zbuluesve të talentëve te Evertoni, Steve Walsh kishte një marrëveshje prej katër milionë eurosh për Erling Haaland në vitin 2016 kur Ronalt Koeman ishte në krye të ekipit, por holandezi refuzoi transferimin e sulmuesit.
Ka pak dyshime që Haaland është një nga emrat më të nxehtë në futbollin botëror për momentin, ndërsa shënimet e shumta kanë bërë që ylli i Borussia Dortmundit të tërheq interes nga Barcelona, Real Madrid dhe klube angleze e italiane.
Transferimi i Haalandit në këtë kohë është thuajse i pamundur pasi çmimi real i tij thuhet se është 150 milionë euro, ndërsa Dortmund për ta vështirësuar edhe më shumë situatën kërkon plot 200 milionë euro për të.
Haaland duket gjithnjë e më shumë se ka gjasa të qëndrojë në Dortmund për sezonin 2021-22, por kur ai të largohet shumë lehtë mund të thyhet rekordi botëror i transferimeve.
Megjithatë, Haaland mund të ishte transferuar për një shifër shumë të ulët para disa vitesh, ndërsa trajner Koeman nuk do ta përdorte ‘veton’.
Sipas gazetës spanjolle AS, trajneri aktual i Barcelonës mund të kishte sulmuesin e Norvegjisë nën urdhrat e tij pesë vjet më parë kur ai ishte në krye të Evertonit, por refuzoi të paguante katër milionë euro.
Mundësia për të ‘vjedhur’ Haalandin të ri erdhi përmes syrit të çuditshëm të skautit, Steve Walsh, i cili njihet edhe për transferimet e N’Golo Kante për 6 milionë euro nga Caen, Riyad Mahrez për vetëm 600 mijë euro nga Le Havre dhe më i famshmi Jamie Vardy, për 1.2 milionë euro nga Fleetëood Town gjatë kohës së tij te Leicester City.
Sukseset e Walsh ishin të mjaftueshme për të bindur Evertonin për ta bërë atë skautin e tyre kryesor në vitin 2016, në të njëjtën kohë kur Koeman mbërriti në Merseyside për të marrë detyrën e klubit, por holandezi nuk shfrytëzoi mundësinë e transferimit të Haaland.