Ish-zv.ministri: Moskoordinimi me aleatët po na kushton, mund të ketë masa të reja nga BE-ja

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka paralajmëruar se mund të ketë masa të reja të BE-së për Kosovën.

Sipas tij, mos koordinimi mes Qeverisë dhe aleatët po i kushton shtetit.

“Koordinimi i duhur me aleatët ndërkombëtar në veçanti me SHBA po na kushton dhe nëse nuk ka koordinim për hapat e ardhshëm qeveria mund të ketë masa të reja nga BE”, deklaroi Hoxha për Front Online.

Protestës së sotme i janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Listës Serbe. Në parullat që i mbanin në duar, në disa prej tyre thuhej “Evropë hapi sytë”, ”Pensionin tërë jetën e kam marrë e merituar, nuk ia jap Kurtit”.

Të ngjashme