Komisioni parlamentar për Legjislacion, me mbështetjen e KDI-së, ka organizuar dëgjim publik për të diskutuar lidhur me përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Me këtë rast është prezantuar edhe një hulumtim parlamentar që krahason praktikat e vendeve të tjera. Ky hulumtim është bërë për 7 vende dhe realizuar për 11 pozita të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
Rezultatet e këtij raportin vënë në pah së shumica e privilegjeve (në pagë,në zyrë, staf, veturë etj) janë pothuajse të njëjta ndonëse dispozitat e disa vendeve përmbajnë variacione zgjidhjes praktike.
Ngjashmëri sipas raportit vërehet edhe në garantimin e pensionit zyrës e stafit e sigurimit fizik për periudhë të caktuar kohore.
Visar Rushiti nga Demokraci Plus, i cili prezantoi raportin tha se ka ngjashmëri të të gjeturave në 7 vendet e analizuara.
Ndërsa kryetarja e komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu tha se ka ardhur koha që të shkurtohen përfitimet.
“Ka ardhur koha që dihet me i shkurt disa përfitime të zyrtarëve të lartë shtetëror. Edhe ne kemi shumë ligje të cilat rregulloj këtë fushë. Për mua më duket e pakuptueshme se si deputeti merr edhe pafë edhe shtesa për komisionet e seanca”.
“Sa i përket presidentit familja e tij kanë të drejtë për sigurime shëndetësore për të gjithë familjen për bursa për fëmijët. Mendoj që kemi shumë përfitime për ish funksionarët e lartë dje besoj që këto duhet të adresohen. Unë kam pas vullnet që këto të adresohen e të ndërpriten dhe të përshtatet për rrethanat tona”.
Albert Krasniqi nga KDI tha se zyrtarët e lartë shtetëror kanë përfitime të mëdha në Kosovë.
Hajdar Beqa nga komisioni për Legjislacion, tha se ky hulumtim është i rëndësisë së veçantë dhe se do të duhej ti shërbente të gjithë deputetëve.
“Ky hulumtim është i rëndësisë së veçantë edhe për ne si komision pro edhe për të gjithë deputetët. Na e kuptojmë buxhetin e konsoliduar të Kosovës që është bë e pamundshëm për me pas përfitime e kuptojmë gjendjen ekonomike e kuptojmë situatën në vend, kjo ish rregull me ligjin mbi pagat”.
Vendet e analizuara janë Kosova, Shqipëria, Bosnja, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi.
Ndërsa pozitat që janë krahasuar janë ajo e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministër, kryetari i gjykatës kushtetuese, prokurori i shtetit, kryetar i gjykatës supreme, drejtori i agjencisë së inteligjencës, ministër, zv.ministër, deputet dhe këshilltar.