Ish-zyrtari i VV-së ofendon Albulena Hixhiun

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Ish zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fadil Robelli, e ka quajtur mashtruese Albulena Haxhiun.

Robelli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Albulena Haxhiu ndër vite ka shantazhuar njerëz në VV.

Ai po ashtu ka treguar se Haxhiu ishte ajo e cila bashkë me Donika Kadajn kishin dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje derisa Albin Kurti ishte në burg, duke shtuar se tendenca e saj ishte e qartë “ndarja e VV-së”.

Sipas tij, pak njerëz e din rikthimin e saj në VV.

Postimi i plotë i Robellit pa ndërhyrje:

Albulena është vetëm njė rrence,mashtruese ordinere të cilës nuk i beson as Albini!
Ajo ndër vite ka shantazhuar njerëz në LV(nga fundi i Majit edhe mua pasi kuptoj për ardhjën e disa figurave në LV)

Është pikërisht ajo e cila bashkë me Donikën dhanë dorëheqje derisa Albini ishte në burg dhe tendenca ishte e qart, ndarja e LË!

Pak njerëz në LV e dijn të vertetën e rikthimit të saj në LV!
Ajo rrejti edhe sonte, fatëkeqsisht jo për të fundit herë!

Albulena kurr nuk e ka pas guximin ta sqaroj dorëheqjën nga LV si dhe rikthimin natën në LV!

Të ngjashme