Einxhel Shkira theu krahun mbrëmjen e kaluar teksa u bë pjesë e një loje të improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo kishte dhimbje të shumtë, ku më pas u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni.
Banorët e morën me shaka dhe të qeshur situatën, ku madje nisën t’i bënin dhe ‘homazhe’ moderatores.
Madje, teksa moderatorja qëndronte e shtrirë në krevat, ata i hidhnin lule sipër.
Ata gjithashtu lëshojnë edhe disa fraza vajtuese por të thëna në kontekstin e shakasë: “Po ishe e re…”, “Dagzi do rri pa martuar…”, “Po çfarë do bëj Dagzi pa ty moj motër…”.
Ky veprim i tyre është komentuar gjerë në rrjet. Disa kanë kritikuar banorët e ndërsa të tjerët kanë qeshur me veprimin e tyre.
Në fillim banorët po qeshnin me situatën e Einxhelit duke mos e besuar moderatoren, por më pas të gjithë u angazhuan për ta ndihmuar atë.
Një ndër ta ka qenë edhe Donaldi, i cili ka patur konflikte me Einxhelin.
Aktori ka qëndruar gjithë natën zgjuar teksa kujdesej për Einxhelin. Madje, moderatorja bëri habi me veprimet e tij.
Së fundmi, moderatorja ka habitur jo pak pas raportit të mirë që po shohim së fundmi me Ilirin.
Dyshja Einxhel-Ilir nuk kanë patur raporte aspak të mira në fillim ndërsa tanimë ata kanë nisur një urë komunikimi ndryshe mes tyre.