Ishte dënuar me 2300 euro, kryetari i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ambienti” njofton se e ka fituar çështjen

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ambienti”, Arton Muhaxheri, përmes një reagimi në rjetin social Facebook ka njoftuar në lidhje me vendimin që është marrë në rastin kur ai ishte dënuar me gjobë prej 2300 eurosh për vendimin që kishin marrë si bord i kësaj kompanie.

Muhaxheri ka bërë të ditur se shkalla e dytë ka hedhur krejtësisht poshtë vendimin e shkallës së parë dhe ju ka dhënë të drejtë në vendimin që kishin marrë.

“Ndonëse isha dënuar me gjobe prej 2300 euro në mënyre krejtësisht jo ligjore nga shkalla e pare e inspektoratit të punës për një vendim që kishim marre si Bord në Ndërmarrjen Publike Ambienti.Sot kemi një situate të re, ku shkalla e dyte hedhë poshtë në tërësi vendimin e shkalles së parë dhe si rezultat na jep të drejte për vendimin që kemi marre, për të cilin vendim nuk lanë fjale pa thene, duke me akuzuar e kryqëzuar në lloj-lloj forme së paskam shkel Ligjin ndërsa e vërteta është ndryshe” shkruan Muhaxheri në reagimin e tij.

Tutje ai thotë se i drejti nuk humb asnjëherë.

Të ngjashme