Ishte paralajmëruar të shtyhej seanca e KS për Kosovën, por Daçiq thotë se do të mbahet më 31 tetor

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se përfundimisht është vendosur që më 31 tetor të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, e caktuar nga Afrika e Jugut, që kryeson këtë organ, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.

Më herët “V.Novosti” i Beogradit shkruante se ka mundësi të shtyhet kjo mbledhje, duke akuzuar Britaninë e Madhe, që e merr kryesimin e KS-së nga 1 nëntori, për manipulim të rrethanave, se ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka kërkuar shtyrjen me arsyetimin se është e zënë, ndërsa Britania e Madhe e kishte kërkuar zyrtarisht shtyrjen.

Por “Danas” citon ministrin serb të Jashtëm, Daçiq, se mbledhja do të mbahet ashtu siç është planifikuar.

Koha.net rikujton se Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka pasur ndonjë prononcim nëse do të marrë pjesë ose jo përfaqësuesi/ja e Kosovës në mbledhjen e KS të OKB, në të cilën diskutohet për raportin e UNMIK-ut mbi situatën në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme