Grupi terrorist, Shteti Islamik (ISIS) po vazhdon të kërcënoj me sulme terroriste gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”
Pasi përdori fotografin e Lionel Messit për paralajmërim të sulmeve terroriste në Rusi, gjatë Botërorit 2018, grupi terrorist, Shteti Islamik (ISIS) po vazhdon të kërcënoj.
Kësaj radhe, ky grup kërcënon se do të bëjë sulme në Botërorin “Rusia 2018” me foton e trajnerit të Francës, Didier Deschampsit, përcjell Express.
Francezi paraqitet si i burgosur, dhe me një revole afër kokës. Kurse mesazhi i këtij grupi është: “Ne do të vazhdojmë të terrorizojmë dhe të shkatërrojmë jetën tuaj”.
Ky grup terrorist sulme të tilla kishte paralajmëruar edhe për Kupën e Botës të vitit 2014 dhe Euro 2016, por nuk kishte ndodhur ndonjë.