ISIS ofron 1 mln dollarë shpërblim për kokën e kësaj femre (Foto)

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 13:59 | Nga

Joanna Palani është një 23-vjeçare, studente e filozofisë dhe politikës nga Danimarka. Po ja që ka ndodhur që të vihen 1 milion USD shpërblim për kokën e saj. Pse? Sepse e besoni apo jo, Joanna mendohet të ketë vrarë mbi 100 militantë të ISIS-it, ndërsa luftonte së bashku me forcat Peshmerga të Kurdistanit në Irak dhe në Siri!

Joanna, e cila është me prejardhje kurdo-iraniane, ka lindur në një kamp refugjatësh në Ramadi, Irak, pas Luftës së parë të Gjirit.

Ajo ka qëlluar për herë të parë me armë në moshën 19-vjeçe, kur ishte ende adoleshente, në 2014, kur la kolegjin dhe Kopenhagenin për Sirinë.

Ajo shkroi në Fb se ishte frymëzuar për të luftuar për të drejtat e grave dhe demokracinë, për vlerat evropiane që mësoi si një vajzë daneze. Ajo iu bashkua kryengritjes kundër qeverisë siriane në prag të Pranverës Arabe, duke luftuar si fillim regjimin e Assad dhe pastaj ISIS-in.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme