Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Islami, ka qëndruar sot në Gushavc të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.
Ai atje është takuar me qytetarë të shumtë të cilët i kanë dhënë përkrahje të madhe VV-së për ndryshim.
Islami që është edhe kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook ka thënë se vendi nga vjen kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e konfirmoi fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
Gushavci i Gimes e konfirmoi fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Entuziazmi i tyre i madh për ndryshim, na dha neve vullnet edhe më të madh si dhe optimizëm maksimal.
Faleminderit për përkrahjen! Vazhdojmë…