Islami: Në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Gazmend Islami, ka kujtuar masakrën që ndodhi 21 vjet më parë në Abri të Epërme, raporton Ekonomia Online.

Ai në një shkrim në rrjetin social facebook ka thënë se forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Si sot para 21 vite më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç.

Lavdi dhe drejtësi për ta!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme