Gazmend Islami u premton qytetarëve llapjanë ç’kapjen e shtetit

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Islami, ka marrë pjesë në tubimin elektoral të kësaj partie në Podujevë, raporton Ekonomia Online.

Islami para qytetarëve të kësaj ane foli për ç’kapjen e shtetit siç tha ai nga keqbërësit dhe lidhi besë me qytetarët në tubim që ta çlirojnë vendin.

Islami që është edhe kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës pati edhe mysafir special nga Shqipëria.

Përkrahje të parezervë atij i dha kryetari i i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi.

Njoftimi i plotë të faqen zyrtare të Gazmend Islamit:

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Islami, dridhi Llapin me fjalimin e tij të fuqishëm në tubimin që u mbajt në Podujevë.

Gazmend Islami si nikoqir i këtij tubimi madhështor, në fjalimin e tij foli për kapjen e shtetit nga keqbërësit dhe lidhi besë me qytetarët në tubim që ta çlirojnë vendin.

Në tubim mysfair special nga Shqipëria ishte kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, e gjithashtu edhe kandidatët e tjerë për deputet, z. Rexhep Selimi, Salih Zyba, Shpejtim Bulliqi, Fatmir Humolli, Sabri Kiçmari, Saranda Bugujevci, Fitim Haziri dhe Getoar Mjeku.

Fotografia e Gazmend Islami
Fotografia e Gazmend Islami
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme