Islami: Molliqaj di më shumë se të gjithë për rastin e Astrit Deharit, deri kur do të hesht

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi të bëra në një konferencë për medie, të enjten, kanë trazuar debatin publik në Kosovë.

Analistë e politikanë po komentojnë prentendimet e Abazit për zhdukjen e provave të Astrit Deharit dhe i cili theksoi se ka pamje se kush i ka marrë ato.

E për këtë ka reaguar edhe analisti, Dardan Islami, i cili ka thënë se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj duhet të flasë dhe të mos hesht.

Ai ka thënë se Molliqaj e ka vizituar më së shumti, Astrit Deharin në burg.

“Dardan Moliqaj di me shume se te gjithe per rastin Dehari, ai po e vizitonte rregullisht te ndjerin ne paraburgim. Deri kur do te hesht Moliqaj?” – ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme