Në vazhdën e takimeve me banorë rreth mobilizimit për zgjedhjet e 6 tetorit, Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat dhe kandidati për deputet nga VV-ja, Gazmend Islami, ka takuar banorët e fshatit Bajqinë të Podujevës, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se qytetarët e kësaj ane e dhanë përkrahjen për ndryshim dhe ç’kapjen e shtetit.
Postimi i plotë:
Falënderojmë banorët e fshatit Bajqinë që na përkrahën maksimalisht dhe na u bashkuan në qëllimin tonë për ndryshim dhe çkapjen e shtetit.
Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, premtojë se do të kujdesem maksimalisht për këtë fshat.