Sot, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 86, Gazmend Islami, vizitoi kompaninë e njohur të prodhimit të bllokave në Besianë, “Eurobllok”, raporton Ekonomia Online.
Ai u prit ngrohtësisht nga pronari Gafurr Beselica, ku biseduan për problemet që po hasin bizneset në Kosovë, e sidomos kompania “Eurobllok”.
“Me Lëvizjen Vetëvendosje në qeveri dhe Gazmend Islamin si deputet në Kuvendin e ardhshëm, do të punohet fuqishëm për përmirësimin e kushteve për bizneset kosovare”, ka shkruar Islami.