Ismaili – Ahmeti: Manipulimi i votës është krim politik dhe duhet trajtuar si i tillë

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidatja për deputete, Besa Ismaili Ahmeti ka kërkuar rinumërim, pasi që rinumërimi në 914 vendvotime nxori në pah manipulimin dhe keqpërdorimin e disa kandidatëve që kanë bërë me votat.

Ajo thotë se manipulimi i votës është krim politik dhe duhet trajtuar si i tillë.

“Kleptonumërimi është manipulim politik. Kur numrat deformohen, pushteti uzurpohet dhe sovranitetit qytetar vjedhet. Manipulimi i votës është krim politik dhe duhet trajtuar si i tillë. Heshtja institucionale e bën shtetin bashkëfajtor. Bashkëfajësia e shtetit qëndron në mossigurimin e drejtësisë zgjedhore. Dhe një gjë dihet: pa drejtësi zgjedhore nuk ka demokraci. Drejtësia zgjedhore është përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore e shtetit. Rinumërim!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme