Ismaili me aktorët e “O sa mirë” shpërndajnë dhurata për fëmijët në Pediatri

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 13:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i shoqëruar edhe nga aktorët e serialit “O sa mirë” kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, raporton Ekonomia Online.

Ministri ka falënderuar stafin e Klinikës së Pediatrisë për punë që po bëjnë dhe kujdesin e treguar për fëmijët, në një infrastrukturë siç e ka quajtur ai jo shumë të mirë.

Ai më tej ka falënderuar aktorët e “O sa mirë” që kanë qenë pjesë e këtij organizimi, ngase shëndetësia ka nevojë për të gjithë ne, porositi i pari i këtij dikasteri.

“Nuk mund të arrijmë reforma pa ndihmën e gjithë secilit”.

Jeton Zogaj që në seria njihet me rolin e “Drenicakut”, tha se nëse nuk mungon angazhimi i të gjithëve shëndetësia do të ecë përpara.

“… të gjithë jemi prind, kem fëmijë duhet të ketë trajtim të mirë po shihet se kjo nuk mungon në pediatri pavarësisht që ka shumë gjëra që duhet rregulluar”.

“Hetemi” personazhi i këtij seriali që interpretohet nga aktori Fisnik Ademi, u shpreh krenar që shikuesit më besnik i kanë fëmijët.

“Ndihëm krenar që na pëlqejnë fëmijët edhe na shikojnë kjo është dashni e sinqertë”.

Ai ka uruar që ky aksion mos të jetë i fundit si nga komuniteti artistik, por edhe nga të gjithë.

Të ngjashme