Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me stafin e tij dhe fëmijët e “Down Syndrome Kosova”, ka marrë një iniciativë për shpërndarjen e dhuratave tek fëmijët e shtrirë në repartin e pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Dhurata këto të përgatitura për festat e fundvitit.
“Erdhën festat. Së bashku me kolegët në Ministrinë e Shëndetësisë, përgatitëm dhuratat e fundvitit të cilat do t’i shpërndajmë së shpejti te fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë”, shkruan Ismaili në postimin e tij në Facebook.
“Në ndihmë na erdhën edhe miqtë e vegjël nga shoqata ‘Down Syndrome Kosova’, me kartolinat e tyre të punuara me shumë dashuri”.