Ismaili dhe Hamza sigurojnë mjekët dhe infermierët: Pagat do t’i merrni me rritje

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 10:39 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, kanë zhvilluar një takim me profesionistët shëndetësorë, raporton Ekonomia Online.

Të dy ministrat kanë folur për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët dhe u kanë hequr atyre çdo dyshim se kjo do të ndodhë në fund të këtij viti.

Ismaili tha se qëllimi i vizitës ishte që të diskutohet me gjithë drejtorët e klinikave dhe të u premtohet atyre që pagat do t’i marrin me rritje sipas Ligjit të ri të Pagave.

“Sot erdhëm për premtimin e pagave ta heqim çdo mëdyshje se mos ndoshta do ndryshoj ky realitet, sot siguruam edhe njëherë që premtimi që dhamë ai premtim do realizohet pagat do merren me rritje në aspektin financiar janë të rregulluara dhe kërkojmë nga aktorët tjerë të jemi mbështetës ndaj kësaj iniciative”, tha Ismaili.

“Këtë e bëjmë duke ditur se nevoja është e madhe, mjekësia po përmirësohet çdo ditë dhe pagat do krijojnë realitet që mjekët tanë nuk janë nevojë të shkojnë jashtë vendit për punësim”, tha ai.

Ismaili tha se vizitat e tij të shumta me partiak të tij do t’i vazhdoj sepse puna e tyre është edhe në terren.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se nga dhjetori të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit do të marrin pagat me rritje.

Hamza, tha se Ismaili ka qenë një prej ministrave më të “vështirë” për të finalizuar buxhetin.

“Për mua është kënaqësi takimi me mjekë, infermierë e personelin shëndetësor, shëndetësia ka qenë prioritet gjithnjë, shëndetësia ka ecë shumë me ministrin Ismaili”, tha Hamza.

“Buxheti i shëndetësisë, unë kam raporte korrekte me Ismailin, por si ministra ka qenë prej ministrave që më ka sjellë probleme më të mëdha gjatë hartimit të buxhetit me kërkesa të arsyeshme”, tha ai.

“55 milionë euro është buxheti i rritur në shëndetësi”, shtoi Hamza.

Ministri Hamaza përmendi edhe rritjen e buxhetit për 55 milionë euro në krahasim me vitin 2017.

“Gjithë të punësuarit qe realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës, pagat do t’i marrin përmes bazës së ligjit të ri dhe nga momenti që kalkulohet me koeficient të ri të gjithë do t’i marrin pagat me rritje në dhjetor”, tha ai.

“Deri e kemi finalizuar buxhetin unë kam zhvilluar së paku pesë takime me ministrin Ismaili. Ai gjithmonë ka kërkuar paga më të mëdha për ju”, ka thënë ministri Hamza.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë për QKUK-në këtë vit ka qenë shumë e dobishme.

“Ishte vizitë që e mirëpritem kemi pas në takim drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe nga afër diskutuam temat e rëndësishme dhe çfarë më së shumti u dakorduam është përkrahja e deritanishme ka qenë ndihmë e madhe që na u mundësua të bëjmë projekte të shumta rritja e buxhetit dhe kanë pasur rezultate të mira”, tha Sejdiu.

“Për rritjen e pagave u informuan të gjithë se do të ndodhë një gjë e tillë”, tha ai.

Gjatë këtyre dy viteve, përmes rritjes së buxhetit janë blerë më shumë aparatura, më shumë barna dhe janë bëre më shumë investime nëpër spitale.

Tani, nga 30 dhjetori 2019, mjeku specialist në Kosovë, në vend të 600 eurove do të marrë pagë prej 1195 euro

Këto janë pagat më të larta në rajon. Në Shqipëri mjekët specialistë paguhen 556 euro, në Serbi 667 euro, Maqedoni 700 euro dhe në Bosnje 718 euro.

Pagat më të larta në rajon do t’i kenë edhe infermierët në Kosovë në krahasim me ato të rajonit. Me ligjin e ri, infermierët kosovarë do të paguhen deri në 537 euro.

Ndërkohë në Shqipëri, një infermier paguhet 308 euro, në Serbi 343 euro, në Maqedoni 297 euro, ndërsa në Bosnje 306 euro.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/816041948797335/?notif_id=1565802521631936&notif_t=live_video_explicit

Të ngjashme