Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka falënderuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe liderin e saj Kadri Veseli, për besimin dhe hapësirën e dhënë, duke premtuar se shëndetësia do të jetë prioritet kryesor.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se do të vazhdojë të punojë për të adresuar nevojat që ka shëndetësia, duke e trajtuar me prioritet të lartë.
Statusi i plotë i ministrit Ismaili:
Në angazhimin tim politik në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari z. Kadri Veseli më ka inspiruar gjithnjë me vullnetin dhe përkushtimin e tij për Kosovën. Ishte privilegj e nder të jem pjesë e kabinetit të tij dhe e falënderoj për besimin dhe hapësirën për të punuar në adresimin e shumë sfidave që ka vendi ynë.
Dua ta shpreh mirënjohjen time të thellë për kryetarin Veseli, por edhe për bashkëpunëtorët e tjerë gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare në PDK, që më besuan ta udhëheq në këtë mandat Ministrinë e Shëndetësisë.
Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të adresuar nevojat që ka ky resor, duke e trajtuar me prioritet të lartë.