Ismaili: LDK s`ka të drejtë të flasë për shëndetësinë, ajo e ka sjellë në gjendje të mjerë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 18:58 | Nga

Ministri i Shendetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar se do ta çrrënjosë korrupsionin në shëndetësi dhe kjo sipas tij ka nis me reformat në ShSKUK.

Ai ka thënë se çdo mjek që nuk e respekton orarin do të suspendohet, dhe nuk ka kush që do ta ndalë në këtë rrugë që të vendosë rend dhe rregull në sistemin shëndetësor.

Ministri Ismaili në televizionin publik tha se mjekët e suspenduar nuk kanë asnjë arsye të ankohen, sepse ata kanë qenë në gabim dhe asnjë ndërhyrje politike, nuk do të bëjë punë që ata të “ledhatohen”.

Ismaili ka thënë se sigurimet shëndetësore janë larg të bëhen, por sipas tij në fund të vitit të ardhshëm, do të nisin shërbimet e para nga fondi për sigurime shëndetësore.

“Ilaqet për sëmundje kronike e të ngjashme do të merren falas nga fundi i vitit të ardhshëm nga Fondi i sigurimeve shendetësore”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij LDK-ja është partia që më së paku ka të drejtë të flasë për shëndetësinë, sepse kjo parti sipas tij e ka bërë shëndetësinë të jetë në gjendje të mjerë për shumë vite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme