Ismaili merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të organizuar nga Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të Guvernatores së Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska Bezhoska, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me stafin po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar me temë “Riaktivizimi i inflacionit dhe realitetet e reja gjeopolitike që ndikojnë në ridizajnimin e politikës makroekonomike”. 

Në kuadër të këtij forumi që po mbahet në Shkup, u mbajtën edhe disa takime bilaterale njoftuese me disa nga  guvernatorët e bankave qendrore të shteteve të rajonit dhe Evropës, duke përfshirë guvernatorët nga Banka e Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Lituanisë, Belgjikës, si dhe përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe institucioneve tjera financiare.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vazhdon të zhvillojë dhe mbajë raporte shumë të mira institucionale dhe bashkëpunimi me Bankat Qendrore, me qëllim që të jetë e përfshirë dhe përditësuar me qasjet dhe praktikat më të mira makroprudenciale për të rishikuar modelet, që ofrojnë stabilitetin financiar dhe makroekonomik të vendit.

Të ngjashme