Ismaili: Mjekët dhe infermierët marrin pagat e kujdestarive me rritje

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 11:41 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se nga dje mjekët dhe infermierët në QKUK dhe Spitale të Përgjithshme, i kanë marrë kujdestaritë me rritje.

Bëhet fjalë për 45 % rritje për kujdestaritë e mjekëve dhe 15 % rritje për orët shtesë për infermierë. Kjo rritje ka ardhur pas nënshkrimit të kontratës kolektive që ministri Ismaili e ka bërë me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

“Urime për të gjithë mjekët dhe infermierët tanë, të cilët i kanë marrë pagat e kujdestarive me rritje. Mirëqenia e profesionistëve shëndetësorë nuk do të lihet më anash, por do të jetë në qendër të reformave tona, krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai ka shtuar se kjo nuk do të jetë e tëra në përmirësimin e kushteve për mjekët dhe infermierët.

“Nuk do të ndalemi me kaq në përmirësimin e kushteve për kthimin e dinjitetit për ta. Ne po punojmë edhe në Ligjin për Paga, ku për personelin tonë shëndetësor do të bëhet zgjidhje afatgjate dhe dinjitoze”.

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 11 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standing and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme