Ismaili: Ndalëm korrupsionin në blerjen e barnave, shpëtuam 6 milionë euro

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 11:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën ka folur për luftimin e korrupsionit dhe keqmenaxhimit në blerjen e barnave e cila ka ndodhur për disa vite me radhë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj konference, ministri Ismaili ka bërë publike dëshmi të cilat tregojnë se për shumë vite janë blerë barna me çmime shumëfish më të shtrenjta. Me këtë rast, ai ka thënë se gjatë vitit 2018, kjo praktikë, jo vetëm që është ndalur, por edhe janë blerë 6 milionë euro më lirë barnat e njëjta me të njëjtën sasi sesa vitet paraprake.

“Sot ministria e Shëndetësisë ka blerë 6 milionë euro barna më lirë se vitin e kaluar, janë shpëtuar nga keqpërdorimi të cilat kanë mundësuar me u investu në spitale, pajisje, shtretër për pacientet etj. Korrupsioni në shëndetësi është dhimbje direkte për qytetarët dhe humbje e madhe financiare për qytetarët që u janë krijuar shpenzime të mëdha sepse buxheti u shpenzua për të paguar çmime të fryra”, tha Ismaili.

I pari i ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se korrupsioni ka dëmtuar sektorin e shëndetësisë.

“Korrupsioni ka dëmtuar sektorin e shëndetësisë, ka thyer besimin te qytetarët dhe sistemi shëndetësor. Blerja e barnave është përkeqësuar gjatë viteve, me marrjen e mandatit tim kam gjetur një situatë me blerje të jashtëligjshme , çmime të fryra, mungesë të madhe të barnave, gjetjen të kontratave të jashtëligjshme të cilat tani më janë ndërprerë”, tha Ismaili.

Ai tha se më herët një barnë është blerë me një çmim të shtrenjtë dhe për këtë ka pasur sasi të vogël të barnave andaj pacientët nuk kanë pasur mundësi ta marrin atë barnë dhe për këtë familjet janë detyruar të blejnë nga financat e tyre.

“Për faktin se një barnë ka kushtuar 3.30 cent u ble në vlerë 32 euro dhe pacientët nuk e kanë marrë barnën. “Efekti zingjiror i korrupsionit të lartë i institucioneve, varfëron mijëra familje. Për një kontratë janë shpëtuar 577 mijë euro.

“Kjo është politika jonë, do vazhdojmë me të deri në shërbim radikal dhe deri që mjekeve e qytetarëve tu kthehet dinjiteti i merituar. Shëndetësia kosovare ka lënguar gjatë nga korrupsioni, tani kemi arrit me shpëtu mbi 6 milionë barna për një vit, do vazhdojmë me veprime tjera që ruajmë buxhetin dhe sot shoh optimizëm tek qytetarët për të qenë pjesë e luftës tonë kundër korrupsionit”, tha ai.

Ai tha se këto keqpërdorime kanë ndodhur gjatë viteve 2016-17.

“Këto para janë keqpërdorur gjatë vitit 2016-17 dhe një pjesë në vitet e me hershëm. Nga analizat tona kemi arrit me kursy buxhetin mbi 6 milionë euro dhe kjo ka mundur të kursehet edhe më herët dhe për këtë arsye janë blerë më shtrenjtë barnat edhe me sasi të vogël”, tha ai.

Ismaili tha se të gjithë ata në pozita publike në ministrinë që ai udhëheqë e që kanë detyrime ndaj parasë publike nuk do të lejohen të keqpërdorin.

“Prokuroria ka fol për rastin në barna ata kanë thënë që ka filluar hetimet ndërsa e jona është me iu dhënë dokumentet mu paraqit, mos të falim askënd dhe kjo politikë ka filluar me herët se kjo javë, gjithë ata që mbajnë pozita publike në ministrinë e shëndetësisë që kanë detyrime ndaj parasë publike duhet me qenë të kujdesshëm se nuk do lejojmë vjedhjen e parasë publike dhe familjet ta vuajnë nga xhepi i tyre”, tha ai.

 

Të ngjashme