Ekonomia Online
FUNDIT

Ismaili në ekspozitën artistes që pikturon për të siguruar barnat, kritikoi qeveritë Kurti dhe Hoti

Ismaili në ekspozitën artistes që pikturon për të siguruar barnat, kritikoi qeveritë Kurti dhe Hoti

Në hapësirën e KultPlus Caffe Gallery, është mbajtur sot ekspozita e 14 vjeçares, Yllka Leti. Yllka bën pjesë në mesin e një numri të konsiderueshëm personash në Kosovë me Fibrozë Cistike, pjesë e sëmundjeve të rralla. Trajtimi i kësaj sëmundje të pashërueshme, është shumë i shtrenjtë. Yllka shpenzon rreth 1700 euro në muaj për medikamentet […]

Në hapësirën e KultPlus Caffe Gallery, është mbajtur sot ekspozita e 14 vjeçares, Yllka Leti.

Yllka bën pjesë në mesin e një numri të konsiderueshëm personash në Kosovë me Fibrozë Cistike, pjesë e sëmundjeve të rralla.

Trajtimi i kësaj sëmundje të pashërueshme, është shumë i shtrenjtë. Yllka shpenzon rreth 1700 euro në muaj për medikamentet që i duhen asaj.

Kështu, për të ndihmuar familjen në sigurimin e mjeteve për medikamente, Yllka pikturon dhe nga shitja e tyre mbledh paratë që i duhen.

Një ekspozitë me punimet e Yllkës e ka organizuar sot KultPlus, ku kishte shumë të interesuar për pikturat e saj.

Mysafir ishte edhe ish ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili kritikoi dy pasardhësit e tij që nuk implementuan Listën e Re të Barnave Esenciale për të ndihmuar edhe këta qytetarë që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ismaili bleu edhe një pikturë të Yllkës për ta ndihmuar kauzën e saj.

“Në ekspozitën e Yllka Letit, artistes 14 vjeçare të talentuar, e cila, fatëkeqësisht vuan edhe nga Fibroza Cistike. Ajo sot pikturon për të siguruar paratë për medikamentet e saj. Si ministër i shëndësisë, unë e kam nënshkruar Listën e Re të Barnave Esenciale e cila mundësonte që shteti të blente barnat për Yllkën dhe 215 fëmijë tjerë me këtë sëmundje. Fatkeqësisht, asnjëra Qeveri që erdhi më pas nuk e kishte vullnetin që ta jetësonte atë listë. Kudo dhe gjithmonë do të avokoj që kjo listë që mbronë nga shpenzimet e larta financiare Yllkën dhe të gjithë të prekurit nga sëmundje të rralla të jetësohet dhe jeta e tyre të lehtësohet.”, ka shkruar Ismaili.

Të ngjashme