Ismaili nënshkruan kontratën për fillimin e punimeve për Spitalin e Ferizajt

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 14:04 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve për Spitalin e Ferizajt. Ismaili tha se ndërtimi i spitalit në vlerë prej 10.2 milionë eurosh do të fillojë në prill dhe do të përfundoj brenda tri vitesh, raporton Ekonomia Online.

“Vlera e projektit është 10.2 milion euro pra është një vlerë e konsiderueshme andaj besoj që edhe qytetit Ferizajt do ta ketë një spital çfarë e meriton dhe personeli mjekësor do të jetë në gjendje të ofrojë të gjitha shërbimet për Ferizajn dhe për qytetarët tjerë përreth”.

“Ky besoj që është projekt i cili do të përfundoj brenda 3 viteve, pra do të kryhet në këtë mandate qeverisës, nuk do të lejojmë një zvarritje, sepse ky projekt është zvarritur është qe 4-5 vite, duke tentuar të përfundojë”.

Më tej ai tha se po realizon një premtim që ka dhënë posa ka marrë mandatin duke mundësuar realizimin e projektit që është zvarritur për vite me radhë.

Ai madje ndërtimin e spitalit po e konsideruar këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e këtij rajonin.

“Ky është një lajm shumë  mirë për qytetin e Ferizajt por edhe për të gjithë banorët rreth komunës së Ferizaj të cilëve ju ka munguar një spital për vite të gjata d.m.th ka pasur një tentativë për disa vite që kjo të përfundojë”.

“Unë u pata premtuar që posa të fillojmë punën do të merremi shumë seriozisht dhe ta krijojmë një epilog dhe sot e patëm nënshkrimin e saj që e hap rrugën për ndërtimin sa më të shpejt të spitalit të Ferizajt, pra është një lajm shumë i mirë për qytetarët por edhe për punëtorët shëndetësor atje të cilët më të vërtetë punojnë në kushte të vështira”.

Ismaili u zotua se nuk do të lejohen në të ardhme zvarritje të tilla të projekteve që u pamundësojnë qytetarëve marrjen e shërbimeve cilësore, raporton EO.

“Nuk do të lejojmë një zvarritje të tillë ngase shërbimet mjekësore sepse jemi në një gjendje ku nuk mund të tolerojmë zvarritje ose pritje të gjata të qytetarëve që të marrin shërbime mjekësore”, tha ai.

Të ngjashme