Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mentor Ismaili, ka deklaruar se nga Ferizaj ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Ismaili tha se PDK-ja ka filluar mobilizimin në gjithë Kosovën me synimin për ndryshim dhe tejkalim të krizës.
“Sot e nisëm fushatën zyrtare për t’i thënë stop krizës. Nga Ferizaj vazhdojmë anë e kënd Kosovës për një mision, për një qëllim, për ta ndryshuar Kosovën”, ka shkruar Ismaili.