“Orari i punës në QKUK do të respektohet. Ky është një hap drejt vendosjes së rregullit dhe zvogëlimit të pritjeve të pacienteve pa arsye”, ka thënë ministri Ismaili.
“Prej sot, kemi nisur me sukses projektin e menaxhimit të vijimit në punë të punëtorëve në QKUK, duke e pajisur gjithë stafin me ID Kartela. Tash e tutje, secili prej tyre është i obliguar që t’i përdorë ato, në mënyrë që të dihet saktësisht ora kur e fillon punën, ora kur e mbaron, si dhe ora kur e shfrytëzon pauzën – kur del dhe kur kthehet”, ka shpjeguar ai.
Në fund, në postimin e tij në Facebook, Ismaili ka thënë se zbatimi i reformave në shëndetësi është i mundshëm vetëm duke shtuar përgjegjësinë individuale, menaxhuese dhe shoqërore.
“Respektimi i orarit të plotë të punës është i domosdoshëm. Kjo është në interes të të gjithëve: personelit mjekësor dhe sidomos pacientëve”, ka përfunduar ai.