Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot transformimin e repartit të shërbimit emergjent në Spitalin e Gjilanit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë repart janë investuar rreth 200 mijë euro në rinovim dhe aparaturë mjekësore për ta krijuar një shërbim modern që u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.
Gjatë përurimi të këtij reparti ministri Ismaili ka thënë se i gjithë ky investim është bërë i mundur falë luftës se madhe kundër korrupsionit që është bërë gjatë këtyre sy viteve në shëndetësi.
“Sot është një tjetër ditë e mirë për shëndetësinë dhe luftën tonë kundër korrupsionit. Jemi në repartin e shërbimit emergjent në Spitalin e Gjilanit ku së fundmi kemi investuar rreth 200 mijë euro për transformuar këtë repart”, ka thënë ministri Ismaili.
Ministri Ismaili ka shtuar se qytetarët e Gjilanit nga sot kanë në dispozicion një shërbim modern që do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave emergjente.
“Kënaqësi e dyfishtë të shoh nga afër investimet që janë bërë të mundura falë luftës së madhe kundër korrupsionit që kemi bërë këto dy vjet në shëndetësi”, ka thënë ministri Ismaili, raporton EO.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë edhe ky investim është bërë në vazhdën e përmirësimit të kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.
“Sot jemi në përurimin e emergjencë faktikisht të rinovuar e cila ka ndryshuar komplet me pajisje të reja. Është prioritet i yni që përveç përmirësimit të infrastrukturës të bëjmë edhe furnizimin me pajisje. Prioritet për këtë vit do të jenë spitalet regjionale sepse të gjitha janë pjesë e sistemit shëndetësor të SHSKUK-së dhe të gjitha shkojnë për të mirën e pacientëve. Maksimalisht do të mundohemi që me përmirësim të infrastrukturës dhe pajisjeve me staf shtesë që të jenë sa më kualitative”.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thanë se tani pacientët kanë një shërbim shumë më të mirë shëndetësor dhe ka falënderuar ministrin Ismaili dhe drejtorin Sejdiu për mbështetjen e madhe për ta realizuar këtë projekt.
“Është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë e cila ka me arrit një komoditet më të mirë për pacientë dhe familjar që vinë.Është krijuar një njësi e pritjes e cila më herët nuk ka ekzistuar dhe është investuar me inventarët më të reja deri te aparaturat mjekësore. Shfrytëzoj rastin të falënderoj Ministrin dhe Drejtorin e SHSKUK që na kanë mbështet. Dhe nga sot do të fillojmë punën në suaza normale dhe gjithçka do të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit”.