Ismaili: Prej janarit 2018 s’do të ketë asnjë mjek të papunë

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 14:25 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ismajli tha se ka ardhur në këtë repart  me qëllimin që të inkurajojë përfundimin e punimeve. Ai tha se ky repart do të fillojë punën në muajin nëntor, raporton Ekonomia Online.

“Unë kam ardhur në cilësinë që të inkurajojë që punimet të kryhen sa më shpejt që punët të bëhen sa më mirë ngase është një funksion që na nevojitet shumë në shërbimin tonë mjekësor dhe të shoh për së afërmi se çfarë mund të bëj ministra e Shëndetësisë që kjo punë të përshpejtohet dhe të mos ketë zvarritje”.

“Nevojat kryesore tani për këtë pjesë janë stafi mjekësor të cilin unë jam zotuar ngase e dimë se Kosova ka nevojë për mjek dhe shumë mjek tanë po largohen unë jam zotuar se gjatë planeve të mia ne do të bëjmë çmos  do të arrijmë që mjekët tanë të mos mbesin pa punë do të ju krijojmë kushte do të iu krijojmë mundësi punësimi”, tha ministri.

Ministri më tej ka shtuar se prej viti të ardhëm çdo mjek i ri nuk do të mbete më pa punë, mjekët në Kosovës do të kenë hapësirë të mjaftueshme në të gjitha institucionet shëndetësore.

“Unë do të bëj çmos që edhe në këtë vit të shoh ndonjë mundësi me ministrinë e financave se si i kemi mundësitë që të paktën për këtë stafin që na nevojitet ta funksionalizojmë këtë hapësirë gjersa sa i përket vitit të ardhshëm unë po e ripërsëris edhe një herë mjekët në Kosovës do të kenë hapësirë të mjaftueshme në të gjitha institucionet shëndetësore”.

“Nne  nuk mund të arrijmë te trajtime se shërbime të mira mjekësore pa pasur mjek dhe infermieret duhura prandaj unë do të tentojë të tejkalojë numrin prej 100 infermierëve që të krijojë  hapësirë më të madhe që mjekët tanë të mos largohen nga Kosova por të gjejnë punë në Kosovë  dhe infermierët dhe infermieret tonë që shkathtësitë e tyre ti japin ku kanë dëshirë të mundtë merren me pacientët dhe shërbimet mjekësore”.

Ndërsa koordinatori i projektit të TIKA-së në Kosovë, Burak Cerana, tha se në fillim të vitit 2017 kanë nisur punimet e renovimit ndërsa sot do të bëjmë pranimin teknik të aparaturës që do të vendoset në këtë repart.

“Ne si TIKA do të vazhdojmë punimet në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë. Në fillim të vitit 2017 kemi nisur punimet e renovimit ndërsa sot do të bëjmë pranimin teknik të aparaturës që do të vendoset në këtë repart. Siç e ceki edhe ministri ne do të punojmë që sa më përpara kjo qendër të vihet në funksion të qytetarëve  ne e dimë se Kosova nuk është një vend për tu larguar nga këtu andaj edhe ne si Turqi do të jemi pranë Kosovës gjithmonë për ra ngritur kapacitetin dh3 nivelin e punësimit në këtë vend”.

Ai nuk dha ndonjë shifër se sa ka kushtuar i gjithë projekti duke thënë se nuk ka shifër që do të mund të përshkruante bashkëpunimin mes Kosovës e Turqisë.

 

Të ngjashme