Ligji i ri për Pagat i cili u votua në Kuvendin e Kosovës ditën e shtunë, ka siguruar rritjen më të madhe të pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet, në 20 vitet e fundit.
Nga ky ligj, kanë përfituar: Mjekët specialist, mjekët e mjekësisë familjare, mjekët në specializim, stomatologët, mjekët e përgjtishëm, kryeinfermierët, infermierët, teknikët etj.
Kjo rritje, përvec që është rritja e madhe për profesionistët shëndetësorë që është bërë ndonjëherë, siguron pagat më të larta për profesionistët shëndetësorë të Kosovës sesa të të kolegëve të tyre në shtetet e rajonit.
“Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka shkruar ministri Uran Ismaili.
Më poshtë, keni grafikonin i cili tregon rritjen e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë.