Deputeti i PDK-së Uran Ismaili tha se Qeveria ka zgjedhur këtë program qeverisës për të ikur nga përgjegjësia dhe llogaridhënia, raporton Ekonomia Online.
Ismaili tha se Qeveria po injoron problemet në arsim, duke shtuar se për këtë në programin qeverisës është vetëm një rresht.
“Shumë nga ta nuk janë për programin që e kanë shkruar vet. I lus qytetarët të lexojnë programin”.
Ai tha se programi nuk paraqet potencialin e Kosovës dhe të ardhmen e qytetarëve.
“Ky nuk paraqet potencialin e Kosovës dhe nuk trajton të ardhmen e qytetarëve. Nuk kanë të qartë kur fillon një program e kur mbaron, nuk ka afate kohore. Qeveria ka zgjedhur program për t’i ikur përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Qeveria Kurti e injoron problemi në arsim dhe për këtë ka vetëm një rresht në programin qeverisë”.
“Unë apelojë te ministrja Nagavci përmirësoni këtë gabim, kjo kokëfortësi do t’i dënoj gjeneratat pa marr parasysh bindjet politike”.
Derisa ka kritikuar programin, Ismaili tha se në programin qeverisës është vetëm një faqe që flet për shëndetësinë, duke mos pasur prioritet mjekët, pacientët dhe qytetarët, raporton EO.
“Në krizën më të madhe Vitia sjellë program me një faqe dhe përmendet një herë qytetari dhe një herë pacienti, dhe ky program nuk është bërë për mjekë, pacientë e qytetarë dhe ky program është vetëm për Vitinë”.