Ismaili: Qeverisja e LDK-së ka shkatërruar shëndetësinë ndërsa ne po e përmirësojmë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se është Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që e ka shkatërruar sektorin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një intervistë dhënë për Telegrafin ka folur për sistemin e shëndetësisë në vend, reformat në shëndetësi, ligjin për sigurime shëndetësore si dhe për akuzat nga partitë opozitare që gjendja e shëndetësisë është në gjendje katastrofale.

Ismaili ka thënë se një nga faktorët kryesorë në të kaluarën për gjendjen në shëndetësi janë ata që kanë qeverisur, duke iu referuar qeverisjes së LDK-së.

“E kuptoj që oponenta politike duhet të flas diçka. Një nga faktorët kryesorë për gjendjen në shëndetësi janë ata që kanë qeverisur”, ka thënë ai.

Sipas tij, personat që kanë udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë kanë qenë të gabuar.

“Në një anë më vjen mirë se po e shohin punën e madhe që është bërë. Ligji për shëndetësi është funksional sot. Sot kemi shërbime, e disiplinë më të madhe, ka pajisje, shtretër të rijnë. Politikës krejt çka ju ka interesuar është veç t’ua bëjnë qejfin njëri tjetrit. Ata nuk kanë vizion në shëndetësi, dhe nuk kanë pas njeriun e duhur për ta udhëhequr atë”, ka thënë Ismaili.

Ismaili potencoi se deputetët e LDK-së, të cilët e kanë gojën plot shëndetësi nuk e kanë votuar ligjin e pagave.

“Realitetit dhe fakteve mund t’i japim çfarëdo ngjyrimi, por ligji për pagat ka kaluar dhe është parë kush e ka votuar. Postimet e mia dhe të tyre mund të themi që kanë ngjyrime politike. Pra me i lënë në vendimmarrje LDK-në, ligjin për paga nuk do ta kishim. Nuk e kam ndarë mjekësinë në baza partiake”, u shpreh ai.

“Po shtohen shërbimet, përgjegjësia, disiplina në punë. Ka investime të mëdha. Nga të gjitha këto po shihet që ka lëvizje dhe ka dinamizëm tjetër nga ajo që ka pasur. Kemi shërbim 24 orë, dhe krejt çka duhet të paguhet për një stende është 340 euro. Tash kursehen me miliona euro që dilnin nga xhepi i qytetarëve. Kemi shërbime 24 orëshe në onkologji. Kemi arritur që ta ulim dhimbjen e njerëzve si dhe kthimin e besimit të tyre në shëndetësi”, theksoi ndër të tjera ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme