Ismaili takon kryesuesin e UNICEF-it në Kosovë, flasin për programin e vizitave për nëna dhe fëmijë

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar zyrat e UNICEF-it në Kosovë dhe ka takuar kryesuesin e saj, Murat Sahin.

Në takim biseduan për projekte të shumta bashkëpunimi, në veçanti programin e vizitave për nëna dhe fëmijë.

Postimi i plotë:

“Kënaqësi t’i shohësh personalisht fytyrat e njerëzve të cilët qëndrojnë mbrapa punëve fantastike, që mbajnë vulën e Unicef Kosovo Programme. Një staf i mrekullueshëm i kësaj zyre në Prishtinë, i mbushur me energji dhe të përkushtuar për të ndihmuar fëmijët e #Kosovës. Gjatë vizitës së sotme që kisha në zyrat e kësaj organizate, falënderova veç e veç secilin nga pjesëtarët për punën e madhe që po bëjnë në realizimin e këtij misioni. Së bashku me kryesuesin e kësaj organizate në Kosovë, Murat Sahin, folëm edhe për shumë #projekte bashkëpunimi me rëndësi për qytetarët tanë, me theks të veçantë programin e vizitave për nëna dhe fëmijë, të cilin gjatë vitit 2019 synojmë ta shtrijmë në tërë territorin e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme