Ismaili thumbon LDK-në, krenohet me investimin 2 milionësh që e bëri TIKA

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 15:54 | Nga

Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, me të cilën ai e bën dallimin në mes repartit të vjetër të Intensivës gjatë kohës së qeverisjes së LDK-së në këtë sektor si dhe repartit në kohën e qeverisjes së tij.

Por është krenuar me gjendjen që është ndryshuar nga 2 milionët e investimit turk në këtë repart.

“Ky është dallimi në mes të repartit të vjetër Intensiv dhe atij të riut. Pas 2 milionë euro investime nga TIKA, ky repart është transformuar tërësisht, duke u pajisur me 27 shtretër, aparaturë moderne dhe staf të shtuar profesional. Së shpejti investime të reja nëpër klinika dhe spitale të tjera për shëndetësinë që duam”, ka shkruar ministri Ismaili.

tash e nëntë muaj qeveris me shëndetësinë. Kjo ministri historikisht është udhëhequr nga LDK-ja, si dhe në një mandat nga Partia e Drejtësisë që ishte në koalicion me PDK-në. Brenda atij mandati, kur Ferid Agani u desh ta lë Ministrinë për shkak të aktakuzës ndaj tij, ministrin e udhëhoqi Ferat Shala i PDK-së.

Lexo edhe:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme