Ish kryetari i Prishtinës nga radhët e LDK, Ismet Beqiri thotë se po rikthehen në pushtetin e kryeqytetit.
Ai po shoqërohet vazhdimisht me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga LDK, Përparim Rama dhe po shihet si njeriu më i afërt i tij.
Pas disa takimeve që Beqiri dhe Rama patën në disa lagje, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ai po rikthehet në qeverisjen e Prishtinës.
Dekkarata e plotë e Ismet Beqirit:
Prishtina po rikthehet!
Këto ditë mbajtëm disa takime mjaft të mira në Kodrën e Trimave me Kandidatin për Kryetar të Prishtinës z.Perparim Rama.
I tillë ishte edhe takimi sonte me shumë të rinj dhe të reja dhe qytetar tjerë.
Si duket disa kanë filluar të kenë panikë.
Disa individ të frustruar me klithma VV dhe sulme me vezë, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre.
Mos të klithin por të punojnë, si duket po harrojnë që janë në pushtet.
Ecim tutje…Arusha nuk tutet me shoshë✌️