Një deklaratë e mbrëmshme e Ismet Munishit ka nxitur reagimin ndaj tifozëve kosovarë të Arsenalit.
Ai tha se tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit që mund të ekzistojnë.
“Unë e kam pa që tifozët e Arsenalit janë ma të poshtrit që mujnë me ekzistu dikun. Unë e kam pa çka i kanë ba Granitit, sa që Arsenali është detyru, e ka qit një postim mos abuzoni me neve”, ka deklaruar Munishi.
Pas kësaj deklarate kanë reaguar tifozët kosovarë të Arsenalit.
Ata i vlerësuan të papranueshme deklaratën e trajnerit të Gjilanit.
Pas kësaj, Ismet Munishi ka kërkuar falje, teksa është arsyetuar duke thënë se nuk e ka pasë fjalën për tifo grupin kosovar e shqiptar të Arsenalit.