Komunikim i gjykatave me qytetarët ka shënuar progres. Përmes komunikatave për media gjykatat janë të detyruar që të njoftojnë publikun për aktivitete e tyre. Gjithashtu edhe aktvendimet përfundimtare duhet që të bëhen publike në ueb faqet e gjykatave, raporton Ekonomia Online.
Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, Mark Isom, ka thënë se nuk mjafton që vetëm të dimë punën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), por transparenca dhe llogaridhënia sjellin drejtësi.
Sipas tij, besimin i qytetarëve në institucionet e drejtësisë e bënë më të rëndësishme këtë sistem.
“Është me rëndësi të flasim për sundimin e ligjit në Kosovë. Mendoj se sistemi i drejtësisë dhe fuqizimin tij mendoj se është mision i joni këtu në Kosovë. Nuk mjafton që vetëm të dimë punën e KGJK, por transparenca dhe llogaria dhënia sjellin drejtësi, besimin qytetarëve në institucionet e drejtësisë e bënë më të rëndësishme këtë sistem. Mendoj se kjo vlen në sektorin e drejtësisë sepse më të rëndësishme kaq nuk ka, se besimi i publikut”.
Ai foli edhe për roli i OJQ-ve në transparencën e punës së gjykatave.
“Me vjen mire që shoh OJQ që bëhen partnere me sistemin e drejtësisë, ky është lajm i rëndësishëm. Mua më ka prekur shumë përpjekjet sistemin të drejtësisë që të rrisin komunikimin. Disa prej gjykatave Themelore u duhet teknologji bë mënyrë që të lidhen me qytetarët, ky është një hap drejtë lidhjes dhe lidhshmërisë dhe krijon mirëkuptim këtë e kërkojmë nga KGJK dhe OJQ dhe të gjithë pjesëmarrësit. Nuk duhet të harrojmë që transparenca vjen pas mirëkuptimit. Kjo situatë nuk do të zgjidh të gjitha sfidat që përballet sistemi gjyqësor këtu në Kosovë. Vetëm takimi me publikun nuk sjell besimin e plotë në gjyqësor”.
Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka thënë në bashkëpunim me USAID dhe gjykatat kanë arritur të shënojnë progres në çështjen e transparencës.
“Përmes kumtesave gjykatat kanë arritur të njoftojnë publikun përmes medieve. Ajo që është me e rëndësishme është se në të gjitha gjykatat janë duke u publikuar të gjitha aktvendimet përfundimtare në ueb faqet e tyre. Besoj që do të kemi ende nevojë për ngritjen e transparencës, ne kemi pasur kontakt korrekt me shoqërinë civile, dhe përmes punës tyre kanë ndihmuar në ngritjen e transparencës në punën tonë”.
“Mund të themi që këto organizatat cilat janë kritikues tonë, kanë ndihmuar transparencën tonë e sidomos atë të komunikimit më publikun”, ka thënë Idrizi në konferencën e promovimit të transparencës në sistemin e gjyqësor të Kosovës.