ISP Broadcast lanson internetin 6G, për herë të parë në Kosovë!

Prishtinë | 07 Maj 2023 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Kompania ISP Broadcast ka nisur shpërndarjen e rrjetit me teknologjinë më të avancuar të internetit me fibër optike dhe Wireles 6G.

ISP Broadcast e ka bërë lansimin e nivelit të 6-të internetit, sot gjatë festivalit “Max Fest”, që po mbahet në kryeqytetin e Kosovës.

“ISP Broadcast nga zemra Prishtinës lanson 6G! Niveli i 6 i internetit për herë të parë në Ballkan, për herë të parë në Prishtinë”, shkruan në përshkrimin e videos postuar në Facebook.

“ISP Broadcast është sponsori ekskluziv duke e mundësuar internetin në “Max Fest”, organizim ky i realizuar nga MaxTravel në Prishtinë. Andaj nëse dëshironi që kënaqësitë e festivalit t’i ndjeni dhe t’i ndani me shoqëri, ISP Broadcast prezanton edhe 6G në mes të Prishtinës, lidhuni me internetin e kompanisë lidere në treg dhe shijojeni çdo moment LIVE me këngëtaren Elvana Gjata”.

Sipas informatave në faqen e kompanisë, ISP Broadcast është themeluar më 7 dhjetor të vitit 2004. “Edhe pas 19 vitesh në treg, ISP Broadcast vazhdon të mbetet adresa e parë e bashkëpunimit me kompanitë më me zë në tregun ndërkombëtar”.

Platforma televizive që ofron ISP Broadcast përmban afro 400 kanale televizive (350 kanale të ndryshme dhe 50 kanale sportive).

ISP Broadcast thotë se është platformë e cila ofron më së shumti liga dhe kanale sportive për të gjithë adhuruesit e sportit.

“Diferencën që kemi bërë në tregun që operojmë, bëri që kompania ISP Broadcast të hapë edhe dy platforma: ISP Channels, më 2019 dhe DigitArb, më 2020, në kuadër të kompanisë”.

ISP Channels transmeton kanale 4K, kurse DigitArb transmeton kanale 8K.

Në vitin 2020, ISP Broadcast bëhet kompania e parë në Ballkan që ka startuar me implementimin e sistemit Wifi 6G, duke arritur majat e transferit të internetit deri ne 10 Giga.

ISP BROADCAST, po ashtu, njofton se është drejt përfundimit edhe të platformës OTT për bashkatdhetarët tanë. “Misioni ynë do jetë të jemi pranë çdo shqiptari, me kanalet më të mira në treg, me tematikën tonë kombëtare”.

“Shpejtësi, korrektësi dhe mbi të gjitha risi”, është motoja që e përfaqëson më së miri ISP Broadcast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme