Një person është arrestuar nga policia.
I njëjti dyshohet se kishte tentuar ta dhunoi një të mitur.
Rasti ka ndodhur më 21 mars në një fshat të Istogut.
“Më 22 mars nëna e viktimës e ka denoncuar rastin në polici. Dyshohet se një person i ka ofruar para në këmbim të marrëdhënies seksuale e më pas ka tentuar që ta dhunoi”, tha Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rasti është inicuar si “Tentim dhunim””, tha ai.
Lidhur me rastin policia do të lëshojë edhe komunikatë