Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24’orësh se mbrëmë është arrestuar në Istog një person pasi që i njejti po punonte në lokalin e tij në bastore sportive.
I dyshuari veprimtarinë e tij po e kryente pa licencë dhe pa leje pune.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro.
Lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.