Istogu shënon Ditën e Çlirimit

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 15:23 | Nga

Nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova, është shënuar me aktivitete të ndryshme, 20 qershori dita e çlirimit të Istogut.

Aktivitetet kanë filluar me hapjen e ekspozitës arkeologjike në muzeun e shtëpisë së kulturës për të vazhduar me turnirin në futboll të vogël i cili u mbajt në poligonin e gjimnazit “Haxhi Zeka@ në Istog.

Sipas kumtesës për media, aktivitetet kanë vazhduar me vendosjen e kurorave me lule te lapidari i dëshmorëve në qendër të Istogut, përcjell KsP.

Përmbylljen e aktiviteteve e shënoi një orë letrare që është mbajtur në sallën e kuvendit, ku me krijimet e tyre letrare janë paraqitur një numër i madh i nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme