Istogut i largohen dy basketbollistë, klubi thotë se njëri i la në “lloç” kur iu duhej më së shumti

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

KB Istogu ka konfirmuar largimin e dy basketbollistëve vendorë, Mirlind Zekaj dhe Nderim Januzaj.

Në njoftimin me këta dy basketbollistë, klubi falënderoi në veçanti Zekajn, për të cilin tha se i la në “lloç” tri ndeshje para mbylljes së gjysmë-sezonit, përcjell express.

Fjalë tjera shkruan për Januzajn, të cilin klubi dukagjinas e cilësoi si një njeri me “super karakter”.

SQARIM !

Duke i pa disa reagime e kemi ndje te nevojshme qe ti sqarojme disa gjera .

Klubi Basketbollistik Istogu është mbi te gjithë dhe secili e ka meriten që sot jemi ne superlige me nje buxhet simbolik dhe pa shtepi .

Ne kemi qene te vetedijshem qe per te garuar me Ekipet e medha na duhen shumë perforcime mirepo prap se prap kemi vendos qe deri ne fund te vitit tua japim shancen lojtareve vendore pra atyre qe na ndihmuan qe te behemi kampion te liges se parë, Mbase dhe jemi ekipet e ralla qe u japin aq shum mundesi djemve te vendit , Te trepqa e kemi vetem Drilon hajrizin , Te bashkimi vetem Altin Morina , te Ylli vetem Gezim Morina , Te prishtina Fisi e Muhamedalija e mos ti permendim te gjitha me radhe . Sa i perket Mirlind Zekaj ne e Falenderojme per kontributin e po ashtu e falenderojme qe na la ne “LLOQ” 3 ndeshje pa perfunduar cikli i garave ateher kur na u dasht me se shumti , Klubi prap se prap ja dha fletleshimin dhe nuk e bllokoi . Po Ashtu edhe Nderim Januzaj ka kerkuar largim nga skuadra per arsye personale nje ndeshje para perfundimit te ciklit te dyte ndersa ne edhe Nderimit i urojm shendet dhe suksese ne jete sepse eshte nje SUPER djal me super karakter . Ndersa krejt ne fund sa i perket zerave qe ska pas hapsire Mirlindi po i postojme disa ndeshje te tij .

Urime dhe Suksese ne vitin 2024 .

Të ngjashme