Isufaj i përgjigjet Kurtit: Nuk mund të na tregojë askush kur ngriten aktakuzat e kur pushojnë hetimet

Prishtinë | 29 Dhj 2023 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë një javë më parë se Prokuroria e Shtetit nuk ka ngritur aktakuza të shumta për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Isufaj, mes tjerash potencoi se ngritja e aktakuzave është çështje e sistemit të drejtësisë, e jo siç tha ai, e shefit të qeverisë.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave është çështje e sistemit të drejtësisë, ne aktakuzat i ngrisim kur ka prova. Nuk mund të na tregojë askush se kur duhet të ngrisim aktakuzat ose kur duhet të pushojnë hetimet”, ka thënë Isufaj në një konferencë.

Të ngjashme