Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, tha se në një prononcim për media se kurrë nuk ka ndërhyrë në punë e prokurorit special Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar.
Ai u pyet edhe për akuzat e bëra nga Blakaj për pengim gjatë detyrës, por kreu i KPK-së nuk deshi të komentojë më shumë duke thënë se nuk ka ndërhyrë e as nuk ndërhy në punën e asnjë prokurori, raporton Ekonomia Online.
“S’kam koment, nuk kam ndërhyrë as nuk ndërhy kurrë”.
KPK në rend dite kishte njoftimin për dorëheqjen e Blakajt, por kur i erdhi rendi kësaj pike mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura.
Isufaj po thotë se aty nuk u komentua më shumë veç se anëtarët e KPK-së u njoftuan për dorëheqjen e prokurorit të dorëhequr.
“Dorëheqja e Elez Blakaj as nuk është diskutuar, vetëm janë njoftuar për atë dorëheqje”.
Blakaj që po hetonte keqpërdorimet me listat e veteranëve dha dorëheqje, duke u arsyetuar për presionin e bërë nga ana e krerëve të institucioneve dhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi.
Kurse Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi kishte deklaruar se Blakaj nuk kishte asnjëherë përmendur kërcënimet.
Në një letër të gjatë, Blakaj kishte vendosur ti drejtohej të gjithëve në lidhje me dorëheqjen e tij.
Që nga dorëheqja e Blakajt në Prishtinë shoqëria civile ka organizuar tri protesta duke kërkuar dorëheqjen e Lumezit dhe zgjedhje të reja, raporton EO.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/kpk-ja-diskuton-me-dyer-te-mbyllura-per-doreheqjen-e-prokurorit-elez-blakaj/