Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend.
Deklarata e djeshme e Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta.
Sipas Isufit, ky është skandali i radhës në vargun e skandaleve të qeverisë Kurti.
Isufi në postimin e tij i ka numëruar edhe skandalet tjera të mëdha, të ndodhura brenda vetëm 50 ditësh.
Lexoni postimin e Isufit:
Kur të vërtetën dhe të drejtën ia dedikon vetëm vetvetes.
Kur kundërshtarin politik e kthen në armik e armiku të kthehet në humanitar.
Kur i kthen tregun armikut që me paratë tua të blejë armë për të të vrarë.
Kur i ofron armikut korridor për të dalë në detin Adriatik.
Kur i frynë zjarrit për luftë vëllavrasëse.
Kur mbledh rreth vetes llumin që godet embrionin e lirisë së popullit e atdheut.
Kur do të mbahesh mend vetëm për shkarkim-ngarkim.
Tepër 50 ditë.
Kthjellu!