Isufi: Java tjetër nis me Ramush Haradinajn president

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se AAK-ja ka qenë model për një fushatë të qetë dhe demokratike.

Isufi theksoi se e kanë dëshmuar me kohë që e pranojnë mendimin ndryshe dhe këmbngulin në atë qē mendojnë se është e drejtë.

Tutje ai tha se e diela përcakton fatin e AAK-së dhe është e ardhmja sovrani.

Ndwrsa e hëna sipas Isufit nis me Ramush Haradinaj President.

Njoftimi i plotë:

Ne e kuptojmë nevojën e qytetarëve, prioritetet për shtetin dhe të ardhmen e tij, prandaj jemi fokusuar në prezantimin e programit tonë para qytetarëve, pa fyerje ndaj të tjerëve. Ne kemi dëshmuar me kohë se e pranojmë mendimin ndryshe, por këmbëngulim në atë që mendojmë se është e drejtë, ndërsa nuk kemi kompromis në raport me të vërtetën.

Pak orë na ndajnë nga dita kur do t’i drejtohemi kutive të votimit. E diela zgjedhore e përcakton fatin tonë si shoqëri e si shtet, ndërsa e ardhmja është në dorën e sovranit. Vota me inate sjell dëme vështirë të riparueshme, por qytetari nuk do të votojë kësisoj, do të votojë me vullnetin e tij duke u përcaktuar për vlera të dëshmuara. Janë provuar të gjithë në qeverisje, në nivel lokal dhe atë qendror, andaj njihen mirë ata që Kosovën dhe interesin qytetarë e kanë mbi partitë dhe interesin personal.

Java tjetër nis me më shumë siguri, me më shumë shpresë për një të ardhme të ndritur, nis me Ramush Haradinajn President, me deputetët më të dëshmuar dhe me krijimin e institucioneve stabile në interes të Kosovës.

Voto Aleancën me numër 135!
Voto Ahmet Isufin me numër 60!
Na priftë e mbara të gjithëve!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme